Lajme

Ndryshon çmimi i karburantit në vend/ Nafta rritet me 7 lekë, benzina me 4 lekë

Bordi i Transparencës ka komunikuar sot çmimet e reja të karburanteve. Mësohet se është rritur çmimi i naftës dhe benzinës. Bordi ka vendosur të rrisë naftën me 7 lekë dhe benzina me 4 lekë. Ndërkohë gazi do të tregtohet me të njëjtin çmim, 80 lekë për litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi në datë 04 Mars 2023, ora 18.00. Sipas Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, vendimet e Bordit të Transparencës, janë si rezultat i lëvizjes së çmimeve në bursën Platts Mediteran.

Lexo më shumë  Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Bordi i Transparencës i Qeverisë Rama ka luajtur alibine e rritjes së çmimeve të karburanteve në interes të importuesve të mëdhenj.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *