Lajme

Shehu: Scholzi godet projetin rus të “Ballkanit të Hapur”, në BE vetëm përmes Procesit të Berlinit

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka komentuar vizitën e paralajmëruar të kryeministrit Edi Rama në Gjermani më 7 mars.

Në një reagim në rrjetet sociale, Shehu shprehet se komunikimi zyrtar i kabinetit të Kancelarit gjerman, Olaf Scholz, ishte goditës për Ramën, referuar deklaratave për Malin e Zi dhe “Ballkanin e Hapur”.

“Rama në Berlin për t’i shkulur “veshin””! Shumë i kritik dhe goditës për Ramën komunikimi zyrtar i kabinetit të Scholz!

I përcaktohet në detaje dhe agjenda kryesore për datën 7 Mars, për të shkuar aty si “fajtor” me një vërejtje të rëndë, për gabimet e tij, kur thuhet:

“Fokusi i diskutimit të përbashkët do të jetë koordinimi me synim rolin e Shqipërisë si mikpritëse në Procesin e Berlinit, për Ballkanin Perëndimor”.

Një “shuplakë” kjo mbas deklaratave të papërgjegjshme të tij në Mal të Zi për “Ballkanin e Hapur”.

Asnjë fjalë për atë sajesë vuçiçiane. Pra, jo projekteve të Serbisë me interferencat ruse në ato, si ai i allias “Jugosllavia e Re”, që maskohet mbas termave “Ballkan i hapur”.

Vetëm projektet e BE-së, si “Procesi i Berlinit”! Një paralajmërim direkt diplomatik ky ndaj Ramës & Co, si zëdhënës të Vuçiçit…

Apo si promovues të “sallatës ruse” “Ballakan i Hapur”. Njëlloj është!

Nuk e di nëse Rama do të shkojë me “autokritikë” të përgatitur për të shprehur pendimin e tij. Por një gjë, sigurisht, do të bëjë: Do të qëndrojë me “kokën poshtë”, ndërsa “ndëshkohet” me shumë të drejtë.

Se Shqipëria e Ballkani Perëndimor kanë nevojë për Projektet e BE-së dhe vendeve të saj anëtare, me Brukselin në “krye të tavolinës”.

Projekte të bashkëpunimit rajonal këto, që kanë mbështetjen e të 6 vendeve tona. Që kanë garancitë edhe financiare nga BE-ja. Që shtyjnë Rajonin drejt Europës, e jo për diku në Lindje, siç synon “Ballkani i hapur” i Serbisë”, shprehet deputeti i PD-së, Tritan Shehu.

Lexo më shumë  Në letrën drejtuar kreut të OKB-së, të rinjtë nga Serbia ekspozuan gënjeshtrat e regjimit të Vuçiqit dhe mbështetën rezolutën për Srebrenicën

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *