Lajme

FSK-së i vijnë kamionë nga Gjermania

Forca e Sigurisë së Kosovës është furnizuar me 12 kamionë të tipit “Mercedes Unimog 5T” nga Gjermania. Bëhet fjalë për kamionë të blerë nga Kosova.

Kamionë të tillë përdoreshin nga trupat gjermane gjatë misionit të KFOR-it. Janë të përdorshëm për të gjitha llojet e terreneve.

Modeli Unimog janë qe 80 vjet në treg. Ato shërbejnë për forca ushtarake në shumë vende.

Lexo më shumë  Erion Veliajn e çojnë në paraburgimin e Fierit

Kapaciteti i bartjes së tyre është deri në 5 tonë ngarkesë. Shfrytëzohen kryesisht për transport të ushtarëve dhe pajisjeve ushtarake apo municioneve dhe pajisjeve mjekësore. 

Këta kamionë kanë ardhur në Kosovë të enjten. Edhe në prill 2024, Kosova pati pranuar pesë kamionë ushtarakë në vlerë rreth tre milionë euro si mbështetje nga Gjermania.

Rruga Press

YouTube player