Bota

Boris Johnson synon kreun e NATO-s

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, po synon seriozisht postin e kreut të NATO-s, pasi mandati i kreut të sotëm Jens Stoltenberg ka përfunduar, dhe është shtyrë vetëm për hir të situatës në Ukrainë.

Gjatë një interviste me mediat ukrainase, Johnson ka deklaruar se “është një ide e mirë, ky plan ekziston. Mendoj se kësaj radhe do të jem me fat”, ka deklaruar Johnson.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Pengesë për të mund të ishte rregulli që përcakton se kreu i NATO-s duhet të jetë nënshtetas i Bashkimit Europian, diçka që e përjashton Britaninë e Madhe pas BREXIT-it. Por për Johnsonin kjo mund të jetë çështje që tejkalohet.

“Mendoj se jam një kandidat i shkëlqyer. Duhet thënë se tashme kemi një NATO më të fortë se kurrë, të gjallë”, ka theksuar ish-lideri konservator, duke konfirmuar zërat që kishin qarkulluar javët e kaluara.

Lexo më shumë  Ukraina: Rusia ka dërguar numër rekord dronësh për të na sulmuar gjatë natës

Do të ishte hera e katërt që britanikët marrin përsipër këtë rol të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare, por kritikët mendojnë se Johnsoni me shumë mundësi mund të hasë veton e presidentit francez Macron.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *