Lajme

Krasniqi: Deklarata e Bërnabiqit se Serbia është model i të drejtave të pakicave është absurde

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Kransiqi, i ka quajtur absurde deklaratat e kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, se “Serbia është model për garantimin e lirive dhe të drejtave për pakicat”.

Krasniqi, i cili edhe i ka dërguar një letër kryeministres serbe për të diskutuar për pakicat, ka thënë se shqiptarët në Luginë të Preshevës duhet të kenë trajtim të njëjtë sikurse kanë serbët në Kosovë.

“Thellësisht besoj që Kosova jo vetëm në krahasim me Serbinë, por edhe me vendet të tjera në rajon ka një gamë më të gjerë në respektimin, promovimin e vlerave të komuniteteve pjesëmarrjes së tyre në jetën publike. As që krahasohet niveli i të drejtave në Kosovë me ato në Serbi dhe për këtë unë e ftova Bërnabiqin nëse beson vërtet për atë çka e ka deklaruar që të diskutojmë dhe të bëjmë edhe ‘një të tillë’ edhe për komunitetin serb në Kosovës”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Kush votoi kundër Kosovës në Asamblenë e Këshillit të Evropës

Krasniqi ka përgënjeshtruar deklaratat e Bërnabiqit për të drejtat e komuniteteve në Serbi, për çka ajo pretendon se zbatohen me përpikëri.

“Më 4 shkurt kryeministri Kurti ka pasur takim me përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në Serbi edhe të boshnjakëve në Serbi dhe ata kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për të drejtat dhe respektimin e niveleve të të drejtave dhe promovimit të tyre në Serbi, prandaj edhe deklarata e Bërnabiqit ishte sa e pasaktë aq edhe absurde”, ka thënë Krasniqi.

Lexo më shumë  Bejtja: Gati gjysma e Partisë së Melonit votoi kundra Kosovës edhe pse me Ramën përqafohen dhe bëjnë shqiponjën. "O Kazanova mund t'ia kishe bëre dhe një puthje më shumë qafë që të votonte si duhet për Kosovën në KiE"

Sipas ministrit, Kosova është ajo që garanton të drejtat e pakicave dhe se për këtë shqiptarët e Luginës i drejtohen institucioneve të Kosovës, meqë në Serbi nuk trajtohen siç duhet. Kjo siç është shprehur ai, ka bërë që Qeveria e Kosovës të jetë adresa e vetme për shqiptarët e Preshëvës, Medvegjës e Bujanocit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *