Art & KulturëKryesore

Sopranoja shqiptare, Ermonela Jaho shpallet “Artistja e vitit” nga Çmimet Ndërkombëtare të Muzikës Klasike

Sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ermonela Jaho është shpallur nga Çmimeve Ndërkombëtare të Muzikës Klasike 2023 si “Artistja e vitit”. Mes shumë emrave të njohur të muzikës klasike nga e gjithë bota, shqiptarja ka arritur të vlerësohet me një çmim kaq të rëndësishëm.

Lajmin e bukur e ka bërë të ditur vetë faqja e njohur e çmimeve ICMA, e cila e konsideron Jahon me një zë të lavdishëm dhe me një estetikë të pastër vokale.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: Qeveria e Kosovës po harton ligj të ri për mbrojtjen nga diskriminimi

“ARTISTJA E VITIT Ermonela Jaho, soprano. Me bukurinë unike të zërit të saj të lavdishëm, të udhëhequr të sigurt dhe shkëlqyeshëm vezullues, Ermonela Jaho magjeps me estetikën e saj të pastër vokale. Por kjo është vetëm njëra anë e artit të madh të këngëtares, tjetra është prania e saj teatrale elektrizuese. Pak këngëtarë arrijnë një shkallë kaq të lartë identifikimi me rolet e tyre, një vërtetësi kaq totale dhe një emocion thellësisht prekës. Pasi del në skenë, Ermonela Jaho hedh si një mantel personalitetin e saj dhe mishëron plotësisht personazhin që duhet të interpretojë”, thuhet në njoftimin për sopranon shqiptare.

Lexo më shumë  Sveçla: Filloi punën grupi punues që do të hartojë Strategjinë Nacionale kundër krimit të organizuar

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *