Lajme

Gjirokastra, qyteti me shpopullimin më të lartë në Europë

Shpopullimi i Shqipërisë si pasojë e emigrimit ka qenë një problematikë e ngritur me shqetësim, veçanërisht vitet e fundit. Sipas OKB-së, në tri dekadat e fundit, nga Shqipëria janë larguar rreth 1,2 milionë qytetarë. Revista shkencore ndërkombëtare “The Lancet”, raporton se popullsia e Shqipërisë mund të përgjysmohet deri në vitin 2100.

Ndërkohë, Shqipëria ka diasporën e tretë më të madhe në botë, sipas një raporti të OKB. Sipas kësaj liste 30.7 për qind e popullsisë shqiptare jeton në diasporë.

Si pasojë, qytetet e Shqipërisë kanë pasur shpopullimin më të shpejtë dhe më të lartë nga çdo vend tjetër i Europës, për vitet 2015-2021, sipas statistikave të Eurostat.

Lexo më shumë  Skënder Myrtezani: Po punojnë për riatdhesimin nga SHBA-ja të eshtrave të Fan Nolit, absurde heshtja e Kuvendit të Shqipërisë

Gjirokastra është shpopulluar me 3% në 6 vite, më e larta në vend dhe Europë. Pas saj janë Berati dhe Dibra me 2.4 dhe 2.3 rënie të popullsisë. Vetëm Tirana ka pësuar rritje të popullsisë në këto vite, me 1.5%. Përveç Tiranës që ndahet si zonë me shumicë popullsie urbane dhe Shkodrës me balancë të popullsisë urbane dhe rurale, qytetet e tjera cilësohen si vetëm rurale.

Sipas Eurostat shpopullimi varet nga raporti lindje-vdekje, migrimi dhe emigrimi.

Vendi me rritjen më të madhe të popullsisë për vitet 2015-2021 ishte ishulli grek, Samos me 2.8% në vit.

Lexo më shumë  Prokurorja speciale: Ish-ministrja e PDK-së, Dhurata Hoxha dëmtoi buxhetin 143 mijë euro, me paratë e ministrisë promovoi në media fushatën e saj zgjedhore me 2019

Raporti thekson se në Europë, sipas grupmoshave, +65 vjeçarët janë shtuar në zonat rurale, ndërsa ato 20-64, por edhe më të rinj se 20 vjeç janë në rënie. E anasjella ka ndodhur në zonat urbane të Europës. Në këtë tregues, që matet sipas numrit të +65 vjeçarëve kundrejt atyre nën 65 vjeç që janë dhe ekonomikisht aktivë, shprehur në përqindje, Shqipëria raportohet më poshtë mesatares së BE-së 35.4%. Kukësi dhe Lezha kanë numrin më të lartë të të moshuarve në raport me popullsinë më të re, 27.8%.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *