Lajme

Notë proteste për deklaratën ndaj shqiptarëve, ministri britanik: Nuk pendohem

Ministri anglez për Emigracionin, Robert Jenrick ka dhënë një intervistë ku ka folur për deklaratën ndaj emigrantëve shqiptarë, pas notës verbale që Shqiperia i dërgoi Britanisë së Madhe. Jenrik deklaron se nuk është penduar për fjalët e tij. Ai ka shtuar se duhet të dallohet diaspora shqiptare nga personat që shkojnë ilegalisht me gomone në Britani. Ministri i emigracionit deklaroi se ai thjesht po bene punën e tij.

Ministri: “Nuk jam penduar për videon. Mendoj se është e rëndësishme që të punojmë në mënyrë konstruktive me qeverinë shqiptare. Dua të kemi marrëdhënien më produktive që mundemi me qeverinë shqiptare”, u përgjigj ministri.

Lexo më shumë  “Reporterët Pa Kufij”: Shqipëria e fundit mes vendeve të Ballkanit për lirinë e medias

Gazetari: “Epo pse i keni ofenduar atëherë?”

Ministri britanik: Ajo që ne duhet të jemi në gjendje të dallojmë është diaspora shqiptare në këtë vend, të cilën ne e respektojmë dhe dëshirojmë të punojmë sa më afër që të mundemi me shtetasit britanikë që janë me origjinë shqiptare dhe ata që zgjedhin të vijnë këtu legalisht me varka të vogla.

Është absolutisht e drejtë që qeveria ka një qëndrim shumë të fortë për këtë dhe është një fokus i veçantë i kryeministrit dhe i imi për të ulur dukuritë që pamë vitin e kaluar. Një numër shumë i madh i shqiptarëve erdhën ilegalisht. Ndërkohë Shqipëria është një vend i sigurt!”.

Shqipëria i ka dorëzuar të hënën notë verbale Britanisë së Madhe. Kjo erdhi pas retorikës së përdorur nga zyrtarë të lartë britanikë ndaj emigrantëve shqiptarë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *