Bota

Ministri i Brendshëm ukrainas para tragjedisë ishte nisur për në vijën e frontit – publikohen pamjet pak para rrëzimit të helikopterit

Ministri ukrainas i Punëve të Brendshme, Denys Monastyrskyi dhe bashkëpunëtorët e tij që humbën sot jetën nga rrëzimi i helikopterit në rajonin e Kievit, ishin duke shkuar për në vijën e frontit.

Këtë e ka bërë të ditur zëvendës-shefi i zyrës së presidentit ukrainas Kyrylo Tymoshenko, duke theksuar se i tërë menaxhmenti i Ministrisë së Punëve të Brendshme ishte rrugës drejt “pikës së nxehtë” kur helikopteri u rrëzua, raporton BBC.

Lajmin për vdekjen e ministrit të Brendshëm e ka konfirmuar edhe policia lokale, që tha se ndodhi si pasojë e rrëzimit të helikopterit në afërsi të Kievit.

Fluturakja përfundoi mbi një kopsht të fëmijë, ku si pasojë kanë humbur jetën 18 persona, e në mesin e tyre tre fëmijë, derisa 22 tjerë janë dërguar në spital për trajtim.

Brenda helikopterit që është rrëzuar gjendeshin nëntë persona në mesin e të cilëve Monastyrskyi dhe zëvendësi i tij Yevgen Jenij dhe Sekretari i Shtetit, Yuri Lubkovich.

Pas rrëzimit ka shpërthyer një zjarr i madh në afërsi të kopshtit, kurse fëmijët dhe personi janë nxjerrë nga objekti. Mbetjet e helikopterit shiheshin pranë ndërtesës së përfshirë nga zjarri.

Në momentin e rrëzimit ishte errësirë dhe kishte mjegull, e raportet e para tregojnë se helikopteri është përplasur në kopsht dhe më pas ishte rrëzuar në afërsi të një ndërtese kolektive.

Lexo më shumë  Gjermania arreston dy persona nën dyshimin se spiunonin për Rusinë

Në rrjetet sociale janë shfaqur edhe pamjet e fluturakes, për të cilat thuhet se janë realizuar pak minuta para se të ndodhte rrëzimi.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *