Lajme

Sulmohet vetura me fëmijë brenda e qytetarit serb në veri të Kosovës – akuzohet Milan Radoiçiq

Një qytetar nga veriu i Mitrovicës ka njoftuar se është sulmuar vetura e tij, për çka ka akuzuar Milan Radoiçiqin.

Dilje Radoviq me anë të një shkrimi në Facebook ka thënë se brenda veturës kishte fëmijë.

“Falë mbretit Milan [Radoiçiq] dhe idiotëve të tjerë, ata qëllojnë edhe kur fëmijët janë brenda në veturë”, shkruan Radoviq, njofton KP.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që sulmohen nga huliganët veturat e qytetarëve serbë që gjenden në këtë pjesë të Kosovës.

Brenda një periudhe të shkurtër ishin djegur shumë vetura, pasi i kishin regjistruar në targa RKS të Republikës së Kosovës nga ato ilegale serbe.

Po ashtu, ka pasur kërcënime nga bandat kriminale për të gjithë ata qytetarë serbë që bashkëpunojnë me institucionet qendrore e lokale të Kosovës.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *