Lajme

Lëshohen në hapësirë satelitët e Shqipërisë, Albania 1 dhe Albania 2

Raketa Falcon 9, pjesë e misionit të përbashkët të SpaceX Transporter 6, ka lëshuar këtë të martë dy satelitët e Shqipërisë, Albania 1 dhe Albania 2.

“Sapo është lëshuar nga Cape Canaveral, Florida raketa Falcon 9, misioni i përbashkët i SpaceX Transporter 6 që transporton për në hapësirë edhe satelitët tanë, Albania 1 dhe Albania 2”, shkruan Rama në Facebook, ndërsa shpërndau edhe pamjet e nisjes së raketës Falcon 9.

Pak ditë para ndërrimit të viteve, ishte ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili konfirmoi lajmin se shërbimi satelitor përmes dy satelitëve “Albania 1” e “Albania 2″ do të nisin të na furnizojnë me informacione imazhore tele-detektive shumë të rëndësishme për emergjencat civile.

Lexo më shumë  Mediat italiane: Presion i ri nga Rama për ‘Report’ pas akuzave për vëllain

Dy satelitët do t’i kushtojnë shtetit shqiptar 6 milionë dollarë, ose 671 760 000 lekë, për një kohëzgjatje kohore prej 3 vitesh.

Dy satelitët lëshohen në kuadër të kontratës se shërbimit Satelitor në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë për monitorimin me teknologji të avancuar të territorit të Republikës së Shqipërisë ndërmjet Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Operatorit “Satellogic USA Inc., me vlerë 6 milion dollarë.

Në bazë të kontratës dy satelitët do të përdoren për një periudhë 3 vjeçare, për monitorimin e territorit të Republikës së Shqipërisë, zhvillimin e kapaciteteve teknike e profesionale të Republikës së Shqipërisë për përdorimin e shërbimit satelitor, përpunimin e Informacionit Gjeohapësinor (GIS) si dhe ofrimin e produkteve të imazherisë dhe komponentëve të tjerë të saj.

Ky shërbim do t’iu mundësojë institucioneve përfituese marrjen e Imazheve satelitore, të cilat sigurojnë një mbulim gjithëpërfshirës dhe periodik të sipërfaqes tokësore, duke mundësuar përdorime të shumta dhe një mori informacionesh dhe gjeoinformacioni për vendimmarrësit dhe planifikuesit si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, për politika dhe vendimmarrje efektive.

Ministria e Mbrojtjes

Rruga Press

Lexo më shumë  Bashkëshorti i ministres Delina Ibrahimaj qëllon me thikë në mes të Tiranës drejtorin e Përgjithshëm të ATK-së
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *