Bota

Infantino bëri selfie pranë arkivolit të Pelé, plasin polemikat

Disa qëndrime të mbajtura nga Gianni Infantino, presidenti i FIFA-s, gjatë vigjiljes së varrimit të Pelé, kanë ndezur polemika të forta. Në veçanti, një selfie me disa të tjerë, e realizuar nga Infantino pranë arkivolit të hapur të O’Rey, përfundoi në shënjestër në rrjetet sociale. Një gjest i gjykuar si i shëmtuar nga përdoruesit e internetit. Kritikëve të tij, Infantino i është përgjigjur përmes Instagram: “Nuk do të bëja kurrë asgjë mosrespektuese ndaj Pele. Ishte thjesht një akt mirësjelljeje ndaj një kërkese të disa prej ish-shokëve të tij të skuadrës”.

Hidhërim nga ana e Infantino, i cili i bëri homazhe Pele duke deklaruar përmes intervistave të ndryshme. Për të thënë të vërtetën, edhe këto janë kritikuar në rrjetet sociale, sepse kryheshin pak metra larg arkivolit. Numri 1 i FIFA-s ka deklaruar gjithësesi se ka nisur një propozim, që në çdo vend të botës të ketë të paktën një stadium me emrin e legjendës braziliane.

Lexo më shumë  NATO akuzon Rusinë për kërcënim të sigurisë në territorin e Aleancës

INFANTINO: NUK DO BËJA KURRË ASGJË JORESPEKTUESE NDAJ PELÉ

Pas polemikave, vjen edhe qëndrimi zyrtar i Infantino. Presidenti i FIFA-s e ka bërë me një postim të gjatë në Instagram: “Jam informuar për kritikat që kam bërë selfie gjatë vigjiljes së varrimit të Pele. U nderova që disa nga ish-shokët e tij të skuadrës që kërkuan të bënin një selfie me mua. Pranova dhe, meqenëse nuk dinin cili të bënte foton, u vetëofrova. Mora një nga telefonat e tyre dhe e shkrepa. Nëse të qenit i dobishëm për një mikun e Pele krijon kritika, jam i lumtur t’i marr ato. Kam kaq shumë respekt për Pele sa nuk do të bëja kurrë asgjë mosrespektuese ndaj tij. Gjëja më e rëndësishme është t’i bëj homazhe O’Rey”.

Lexo më shumë  Të pasurit që po ikin nga “qeveria shtypëse” në Serbi po shkojnë drejt Malit të Zi

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *