Lajme

Qeveria thotë se takimi Kurti-Vuçiq “me shumë gjasë mbahet nesër”

Qeveria e Kosovës ka thënë se me shumë gjasë nesër do të ketë një takim në Bruksel.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, e ka konfirmuar këtë duke shtuar se do të bëhet e ditur për publikun kur të konfirmohet takimi.

Të premten është thënë se takimi i nivelit të lartë në Bruksel do të jetë përpjekje për të arritur një zgjidhje evropiane mes tensioneve të fundit.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Megjithëse, agjenda nuk dihet, takimi pritet të jetë me fokusin në qetësimin e tensioneve të shkaktuara pas çështjes së targave.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka thënë se çështja e targave është një problem që duhet zgjidhur para datës 21 nëntor, kur hynë në fuqi masa e gjobitjes prej 150 eurosh për serbët që nuk konvertojnë targat ilegale në RKS.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Por, përveç çështjes së targave, në takim parashihet të diskutohen edhe çështje të tjera. do të kërkohet zgjidhje evropiane dhe kjo përfshin zbatimin e obligimeve që kanë marrë palët nga Brukseli.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *