Lajme

Kuvendi i Kosovës: Deputetët e dorëhequr nuk marrin më paga

Kuvendi i Kosovës ka sqaruar se kur një deputet jep doreheqje, nga ajo ditë i pushojnë të gjitha të drejtat që mund të kishte përfituar si ish-deputet, përfshirë edhe pagën kalimtare deri në 12 muaj.

Fjala është për dhjetë deputetë nga radhët e Listës Serbe që dhanë dorëheqje këtë muaj nga pozita e tyre.

“Kur Kuvendi shpërndahet, qoftë pas mandatit të rregullt apo me ndërprerje të mandatit, deputetët e legjislaturës përkatëse gëzojnë të drejtën në pagë kalimtare deri në një sistemim të ri, më së shumti 12 mua. Ndërsa kur deputeti jep doreheqje, nga ajo ditë i pushojnë të gjitha të drejtat që mund të kishte përfituar si ish-deputet, përfshirë edhe pagën kalimtare deri në 12 muaj.” – ka sqaruar Kuvendi i Kosovës në website-in zyrtar.

Lexo më shumë  ONE Albania pengoi hetimet për call centerat mashtrues! Cili është roli i Iris Pekmezit, bashkëshortes së Taulant Ballës

Dhjetë deputetë nga radhët e Listës Serbe, si dhe shumë zyrtarëve të tjerë serbë në institucionet e Kosovës,kanë dhënë dorëheqje në fillim të nëntorit, në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar planin prej tri fazash për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe.

Të mërkurën, dhjetë të rinj janë betuar në Kuvendin e Kosovës duke marrë mandatet për të zëvendësuar deputetët e dorëhequr.

Në Kuvendin e Kosovës u betuan nëntë deputetë të Listës Serbe që janë: Millan Kostiq, Zoran Maksimoviq, Svetislav Gjokiq, Ksenija Bozhoviq, Radosh Mihajlloviq, Bilana Makshiq, Milan Joksimoviq, Nenad Radenkoviq, Olivera Zdravkoviq nga Lista Serbe.

Lexo më shumë  Ambasadori i ShBA-së në NATO viziton Kosovën

Ndërkaq mandat mori edhe Cvetko Velkoviq nga partia Iniciativa qytetare për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.

Lista Serbe tha të mërkurën se nëntë deputetët e rinj të kësaj partie u betuan në Kuvendin e Kosovës për të “verifikuar teknikisht mandatet e tyre” dhe “për t’i mbajtur ato në duar të sigurta”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *