Lajme

Kurti priti në takim ambasadorin e ri të Belgjikës, biseduan për zgjerimin e partneritetit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim mirëseardhës ambasadorin e ri të Mbretërisë së Belgjikës, Arnaud Dusaucy, të cilit i uroi suksese në detyrën e re.

Sipas njoftimit, Kurti theksoi se marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës janë forcuar me hapa konkretë në siguri dhe drejtësi, nga bashkëpunimi në industrinë e mbrojtjes te marrëveshja për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet penale.

Lexo më shumë  Radoiçiqi është larguar nga Serbia, ka shkuar në Rusi – thotë ish-inspektori i BIA-s

“Në takim u bisedua për synimet dhe mënyrat e zgjerimit të këtij partneriteti edhe në infrastrukturë e energji, sektorë në të cilët ka hapësirë për projekte të përbashkëta dhe për investime belge, me mërgatën tonë si urë lidhëse” – thuhet në njoftim.

Në takim u diskutua për rrugën evropiane, anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, përparimin demokratik dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Lexo më shumë  Mbijetesë në dyert e postës shqiptare: Pensionistët presin me orë të tëra për ‘lëmoshën’ mujore të shtetit

Rruga Press

YouTube player