KQZ-ja në pritje të shpalljes së zgjedhjeve në komunat veriore
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), është në pritje të shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për katër komunat veriore, Mitrovicën e Veriut, Leposaviqin, Zubin Potokun dhe Zveçanin, për të filluar përgatitjet për organizmin e tyre.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se përgatitjet e këtij institucioni për zgjedhje, bëhen pasi ato të shpallen nga presidentja.
“KQZ-ja do të pres zbres shpalljen e zgjedhjeve që të fillojë përgatitjet intensive për organizmin e tyre si në çdo proces tjetër zgjedhor. KQZ-ja fillimisht miraton planin operacional ku listohen të gjitha aktivitetet të cilat duhet të realizohen nga ana e KQZ për të organizuar një proces zgjedhor”, është shprehur Elezi.
Pas kësaj Elezi ka thënë se do të kërkojnë buxhet nga Qeveria për organizmin e tyre.
“Hapi tjetër është miratimi i planifikimit buxhetor, sepse këto janë zgjedhje nuk janë të paplanifikuara për këtë vit çka do të thotë se nuk ka buxhet të paraparë dhe në rrethana të këtilla KQZ-ja miraton një planifikimin dhe kërkesën e përcjell në Qeverinë e Kosovës”, ka theksuar Elezi.
Rruga Press