Lajme

KQZ-ja në pritje të shpalljes së zgjedhjeve në komunat veriore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), është në pritje të shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për katër komunat veriore, Mitrovicën e Veriut, Leposaviqin, Zubin Potokun dhe Zveçanin, për të filluar përgatitjet për organizmin e tyre.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se përgatitjet e këtij institucioni për zgjedhje, bëhen pasi ato të shpallen nga presidentja.

“KQZ-ja do të pres zbres shpalljen e zgjedhjeve që të fillojë përgatitjet intensive për organizmin e tyre si në çdo proces tjetër zgjedhor. KQZ-ja fillimisht miraton planin operacional ku listohen të gjitha aktivitetet të cilat duhet të realizohen nga ana e KQZ për të organizuar një proces zgjedhor”, është shprehur Elezi.

Lexo më shumë  Kuvendi mblidhet sot, shqyrton në lexim të dytë 10 projektligje, mban mbledhje edhe Kryesia

Pas kësaj Elezi ka thënë se do të kërkojnë buxhet nga Qeveria për organizmin e tyre.

“Hapi tjetër është miratimi i planifikimit buxhetor, sepse këto janë zgjedhje nuk janë të paplanifikuara për këtë vit çka do të thotë se nuk ka buxhet të paraparë dhe në rrethana të këtilla KQZ-ja miraton një planifikimin dhe kërkesën e përcjell në Qeverinë e Kosovës”, ka theksuar Elezi.

Lexo më shumë  Mbi 20 garazhe, fillon lirimi dhe rrënimi i objekteve pa leje në pronë të Trepçës në veri të Mitrovicës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *