Bota

(Fotolajm) Momenti kur avioni iranian sjell armët e terrorit në Moskë

Gazeta gjermane, BILD, ka publikuar dy foto ekskluzive, që sipas saj tregojnë momentin kur një avion iranian sjell armët e terrorit në Moskë.

Prej kohësh, Irani është akuzuar se po mbështet Rusinë me armatim në luftën kundër Ukrainës.

Sipas Kievit, Irani ka dërguar në Rusi me qindra dronë kamikazë që janë përdorur për të sulmuar jo vetëm objektivat ushtarake, por edhe civilët ukrainas.

Lexo më shumë  Radev: Rruga e Maqedonisë së Veriut për në Bruksel kalon nëpër Sofje

Sipas gazetës BILD, avioni Ilyushin II, që përdoret vetëm për transport ngarkesash, u ul në Moskë të enjten.

Avioni i përket kompanisë Poya Air, e cila është në listën e sanksioneve të SHBA, pasi akuzohet se transporton ilegalisht armatim për klientët e Iranit në emër të Gardës Revolucionare.

Për më tepër, ky është krahu i armatosur i regjimit të mullahëve që është përgjegjës për prodhimin e dronëve kamikazë.

Lexo më shumë  Parlamenti kroat miraton qeverinë e Plenkoviçit. Ja partneri qeverisës i kryeministrit kroat

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *