Lajme

Politikën e BE e merr në dorë Gjermania. Mbërrin ambasadorja e re në Shqipëri

Pasardhja e Sorecës në Tiranë do të jetë një diplomate gjermane. Christiane Hohmann ka paraqitur sot letrat kredenciale në presidencë.

Ajo është një profesioniste me përvojë që e njeh mirë rajonin pasi e ka ushtruar detyrën e ambasadores edhe në Bosnje Hercegovinë.

Gjithashtu, mes viteve 2002- 2010 ajo ka punuar si diplomate pranë Bashkimit Evropian në Bruksel ndërsa së fundi ka shërbyer si ambasadore e Gjermanisë në Estoni.

Lexo më shumë  Ambasadori Hovenier dhe ministrja Gërvalla, në kompleksin e Jusuf e Bardhosh Gërvallës

Christiane Hohmann, mbërrin në Tiranë një një moment historik kur sapo janë hapur negociatat dhe kur qeveria e Tiranës ka një problem të hapur me BE-në lidhur me amnistinë fiskale.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *