Bota

Rusia përkrah Kinës, kundërshton vizitën e Pelosit në Tajvan

Kremlini ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara që të mos e provokojë Kinën me vizitën e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, në Tajvan.

Sipas Rusisë, një vizitë e tillë do të rrisë tensionet në një nivel të rrezikshëm.

Pelosi u largua të martën nga Malajzia dhe u nis drejt Tajvanit, duke përshkallëzuar tensionet me Pekinin, që thotë se ky ishull është pjesë e territorit të tij.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, paralajmëroi se një vizitë e tillë do të jetë “jashtëzakonisht provokuese”, duke shtuar se do të “përkeqësojë situatën në rajon dhe do të nxisë tensione”.

Lexo më shumë  Ministri i Jashtëm polak: Rusia do të mposhtet nëse e sulmon NATO-n

Ai tha për gazetarët se Rusia qëndron “në solidaritet të plotë” me Kinën, duke shtuar se çështja e Tajvanit është jashtëzakonisht e ndjeshme për Pekinin.

“Në vend se ta trajtojnë këtë situatë të ndjeshme me respekt, fatkeqësisht SHBA-ja ka zgjedhur rrugën e konfrontimit”, tha ai. “Vizita nuk do të sjellë asgjë të mirë dhe ne vetëm mund të shprehim keqardhje për këtë gjë”.

Lexo më shumë  Drejtuesi i programit televiziv italian: Vetëm Edi Rama dhe Sergei Lavrov i Rusisë janë ankuar për investigimet ndaj tyre

Komentet e Peskovit reflektojnë mbi raportet e ngushta që Moska dhe Pekinin kanë dhe të cilat janë forcuar qëkur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Kina ka refuzuar që ta kritikojë Moskën për pushtimin e Ukrainës, por ka fajësuar SHBA-në dhe NATO-n për provokimin e Moskës./REL

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *