Lajme

Politikën e BE e merr në dorë Gjermania. Mbërrin ambasadorja e re në Shqipëri

Pasardhja e Sorecës në Tiranë do të jetë një diplomate gjermane. Christiane Hohmann ka paraqitur sot letrat kredenciale në presidencë.

Ajo është një profesioniste me përvojë që e njeh mirë rajonin pasi e ka ushtruar detyrën e ambasadores edhe në Bosnje Hercegovinë.

Gjithashtu, mes viteve 2002- 2010 ajo ka punuar si diplomate pranë Bashkimit Evropian në Bruksel ndërsa së fundi ka shërbyer si ambasadore e Gjermanisë në Estoni.

Lexo më shumë  SPAK sekustron pasuri të tjera në Palasë, dyshohet se janë të Belinda Ballukut

Christiane Hohmann, mbërrin në Tiranë një një moment historik kur sapo janë hapur negociatat dhe kur qeveria e Tiranës ka një problem të hapur me BE-në lidhur me amnistinë fiskale.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *