Lajme

Rriten çmimet në Shqipëri, shtrenjtohen drithërat

Shqipëria dhe Evropa po përballen me rritje të vazhdueshme të çmimeve në tregje.

Inflacioni arriti në 7.4% në qershor, ndërsa në Bashkimin Evropian, 8.7%.

Të dhënat tregojnë se transporti dhe ushqimet vunë në vështirësi familjet shqiptare. Po ashtu, shërbimi në bare e hotele është shitur më shtrenjtë.

Rritja më e madhe është parë muajin e kaluar tek vaji, drithërat dhe rregullimi i makinës tek mekanikët. Më shumë se 10% janë shtrenjtuar edhe ëmbëlsirat dhe perimet.

Lexo më shumë  Osmani bashkëbisedim me Hillary Clinton: Për ekonomi të zhvilluara dhe gra të fuqizuara, parakusht janë liria, paqja dhe demokracia

Nga ana tjetër, në Evropë energjia me rritje 42%, mandej ushqimet dhe duhani me 8.9 %, dhe së bashku me grupet e tjera, niveli i inflacionit arriti 8.6%.

Por, edhe pse shkalla e shtrenjtimit në BE është më e lartë, kriza është ndjerë më shumë këtu, pasi familjet shqiptare harxhojnë rreth 40% të të ardhurave për ushqime, ndërsa ato europiane 15% të rrogave.

Lexo më shumë  Kurti takoi ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, diskutuan për disa tema të rëndësishme

Në qershor qeveria mbylli pagesën e përkohshme të ndihmës për familjet më të ardhura të ulëta, ndërsa nuk ka dhënë ndonjë sinjal për t’i vazhduar këto pagesa apo për të ofruar një paketë të re.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *