Lajme

Rita Ora: Jam e emocionuar të rikthehem në Tiranën time të dashur

Më 6 shtator Rita Ora rikthehet në Shqipëri.

Në kuadër të “Tirana – Kryeqyteti Europian i Rinisë”, këngëtarja shqiptare do të realizojë performancën e saj që do të ofrohet falas për të gjithë ata që duan ta ndjekin.

Koncerti do të realizohet në Sheshin Skënderbeu.

“Jam shumë e emocionuar dhe e nderuar që rikthehem në Tiranën time të dashur,” – shkroi Rita Ora.

Kjo nuk do të jetë hera e parë që ajo do të vijë në Tiranë për të performuar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *