ArgumentKryesore

Negociatat e reja të Shqipërisë dhe hallet e vjetra të Ramës

Rama nuk harron edhe kur është duke folur për integrimet në Bashkimin Evropian, për hapjen e negociatave, se dy janë ata parimet që e mbajnë gjallë veprimtarinë e tij politike. Synimet e tij politike janë Ballkani i Hapur dhe sulmi ndaj Bullgarisë.

Kjo pra ndodh edhe në një bisedë të një rëndësie jashtëzakonisht të veçantë, ku ai duhet të flasë më tepër për kriteret politike të shtetndërtimit shqiptar, në kuadër të një Evrope të bashkuar, që do të thotë luftën ndaj korrupsionit, pastrimi i sistemit të drejtësisë, pastrimi i shoqërisë shqiptare nga gjithë zhvillimi i drogave, punësimi në vend, ulja e masës njerëzore që po largohet nga vendi, liria e mediave, të drejtat civile.

Lexo më shumë  Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë! Diaspora shqiptare bashkohet masivisht në protestën kundër Ramës, shpaloset flamuri gjigant kuq e zi

Përballë kësaj çfarë ka merak Rama? Ballkanin e Hapur dhe të sulmojë Bullgarinë.

Një nga vendet kryesorë që mund të ishte aktualisht aleat gjeopolitik i Shqipërisë në Ballkan, Bullgaria, duhet të sulmohet patjetër nga Rama dhe të mbështetet, të justifikohet përpara gjithë Evropës, Serbia.

Edhe kur kalojmë në një hap tjetër të radhës, që është Bashkimi Evropian, ne përsëri jemi të përfaqësuar nga një kryeministër i cili ka hallet e vjetra.

Lexo më shumë  Reforma territoriale/ Banorët e Pirgut dhe Vreshtasit kundër bashkimit me Korçën

Hallet e vjetra sigurisht që janë ato të përcaktura gjeopolitikisht në kuadrin e Bashkimit Sovjetik.

© Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *