Bota

Deputeti i Bundestagut gjerman: Serbia të mos qëndrojë në qoshe, t’i përgjigjet kërkesës së BE-së për sanksionet kundër Rusisë

Deputeti i Bundestagut gjerman nga radhët e CDU/CSU dhe raportuesi i kësaj partie për Ballkanin Perëndimor, Peter Bayer, ka zhvilluar një vizitë në Beograd. Në përfundim të kësaj vizite Peter Bayer, foli edhe për mediat lidhur me sanksionet ruse dhe luftën në Ukrainë.

Ai u shpreh se kërkesa e BE-së që Serbia t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë, qëndron ende dhe se ai beson se kush pretendon se është aleat nuk duhet të qëndrojë në qoshe.

Lexo më shumë  “Serbia shkeli Marrëveshjen për lëvizjen e lirë” – Hovenieri bie dakort me BE-në

“Serbia ka kohë ende dhe duhet të pozicionohet qartë. Do të doja më shumë deklarata publike nga zyrtarët që do të tregonin rrugën e qartë evropiane të Serbisë”, ka thënë ndër të tjera ai.

Serbia mbetet i vetmi shtet në Evropë, përveç Bjellorusisë, që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë pas agrasionit në Ukrainë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *