Lajme

Von Cramon shpërndan postimin e kryeministrit Kurti: Vizat për Kosovën të hiqen menjëherë

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, deklaroi të hënën se për ta rikthyer besueshmërinë, Bashkimi Evropian duhet t’ia japë menjëherë Kosovës liberalizmin e vizave.

Ajo shkroi në Twitter, se është koha që BE-ja ta përfundojë procesin e liberalizimit, nëse dëshiron që të jetë e besueshme në rrafshin global.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

“Nëse BE-ja deshiron të jetë e besueshme globalisht, duhet të fillojë në mënyrë parësore në Ballkanin Perëndimor”, tha Von Cramon, duke shpërndarë postimin e kryeministrit Albin Kurti, që tha se Kosova është shteti më demokratik, por edhe më i izoluari.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

“Shpresat e qytetarëve tanë duhet të përmbushen me vendosmërinë dhe solidaritetin e BE-së”, shkroi Kurti në Twitter.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *