Lajme

“Eksperimente me njerëz që po vdisnin”, dokumentari për klinikën Zhan Mitrev në MV

Një prej klinikave më të mëdha private në Maqedoni të Veriut , “Zhan Mitrev” me bazë në Shkup, ishte objekt hetimi i dokumentarit “Gjaku i papastër” i kryer nga “Investigative Reporting Lab” (IRL).

Hulumtimi kishte për bazë 24 raporte të qytetarëve nga Maqedonia dhe Kosova dhe ato janë verifikuar për më shumë se 24 muaj.

Përfundimi, sipas hulumtimit, është se “pacientët me COVID-19 u përdorën si kavje për eksperimente dhe u ngarkuan me shumë para për pagesë pa u informuar se ishin pjesë e një eksperimenti”, shkruan portali “Veçer”.

Gjatë dokumentarit dëshmohen edhe lidhjet e ngushta të pronarit të klinikës me njerëz të pushtetit dhe se në të “gufojnë bakteret dhe infeksionet intrahospitalore”. Për më tepër, asnjë nga shpërthimet e infeksioneve nuk u janë paraqitur autoriteteve, ashtu siç e parasheh ligji.

Lexo më shumë  Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

“Seria dokumentare ‘Gjaku u papastër’ është po aq e vështirë për t’u parë sa edhe për t’u realizuar, jo vetëm nga pikëpamja gazetareske, por më së shumti nga pikëpamja njerëzore. Na bëri të pyesim seriozisht se sa vlen jeta jonë dhe sa kujdeset shteti për shëndetin e qytetarëve të tij”, ka shkruar IRL në Twitter, si paralajmërim për dokumentarin që u shfaq të dielën mbrëma e që shkaktoi bujë në Maqedoni të Veriut e më gjerë.

Klinika është në pronësi të mjekut me të njëjtin emër, Zhan Mitrev, për të cilin IRL-ja thotë se “është një akademik i rremë dhe shumica e njohjeve me të cilat ai mburret mund të blihen me para”.

Familjarë të atyre që vdiqën, teksa po trajtoheshin në këtë klinikë, kanë treguar për faturat mijëra euroshe të paguara.

“Ndihem e gënjyer, e manipuluar. Jeta më është shkatërruar”, thotë e veja e pacientit Nikola Brezev, që vdiq në moshën 61-vjeçare. “Në sektorin privat dihet vetëm se kush paguan, nuk dihet as kush ha, e as kush pi”.

Vitin e shkuar, kur pandemia në Maqedoninë e Veriut ishte në kulm, Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi njoftoi se 14 pacientë me COVID-19 kishin vdekur në këtë klinikë për një muaj. Kjo kishte nxitur reagimin e klinikës.

Po ashtu, më 2020 mjekë nga Kosova kishin reaguar në lidhje me një “formulë shërimi” e prezantuar nga mjeku Mitrev, për zemrën dhe kancerin.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *