Lajme

(Foto) PD-ja publikon dokumente të reja nga afera e inceneratorëve

Partia Demokratike ka publikuar sot dokumente të reja sa i takon aferës së inceneratorëve. Ishte Belind Këlliçi ai që bëri 2 dokumentet publike në një deklaratë për mediat.

Akuza e re e PD-së lidhet me një kompani që ka kryer evazion fiskal. Sipas tyre Ave Consulting, kompania e denoncuar ka marrë përsipër edhe projekte të tjera të mëdha në Tiranë.

Lexo më shumë  “Rama ki kujdes, kjo rini tund malet”/ Fjalimi rrëqethës i mjekut që u bë viral: Duam Shqipërinë, Europa do të na presë! Nëse jemi të zotët e vetes s’ka derë që na mbyllen

“Dokumenti i parë është kontrata e mbikëqyrjes së punimeve me inceneratorin e Tiranës për vlerën 649.440 euro dhe dokumenti i dytë është konfirmimi i kësaj kompanie për mbylljen e punimeve në inceneratorin e Fierit e firmosur më 21 mars 2021. Afera e re as nuk fillon këtu, as nuk mbaron këtu,” – u shpreh Këlliçi, ndërsa renditi projektet e tjera që kompania ka certifikuar në kryeqytet, sipas PD-së, “që nga studimi për prishjen e Teatrit Kombëtar e deri te dhurimi i projektit për aferën që u zhvillua për ndërtimin e Unazës së Re”.

Lexo më shumë  Gërvalla merr pjesë në hapjen e “Javës për Ndihmë Juridike Falas”

PD i ka kërkuar SPAK-ut që të lëvizë, pasi sipas tij, të gjithë ata që janë dëshmitarë të krimit dhe rrinë pasivë kthehen në bashkëpunëtorë të heshtur.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *