Bota

BE-ja reagon ndaj njoftimit për hapjen e televizionit Russia Today në Serbi

Bashkimi Evropian pret që Serbia të përmbahet nga intensifikimi i marrëdhënieve me Rusinë, tha Komisioni Evropian për Radion Evropa e Lirë, në lidhje me njoftimet jozyrtare në mediat serbe se Russia Today planifikon të hapë një stacion televiziv në Serbi.

Serbia pritet që të respektojë vendimet e Bashkimit Evropian, ndër të cilat është kufizimi i transmetimit të televizionit shtetëror rus, Russia Today (RT), thuhet në reagimin e 15 korrikut.

“RT është pjesë e instrumenteve të propagandës dhe dezinformimit rus me të cilat Kremlini monitoron agresionin e paligjshëm kundër Ukrainës dhe vrasjet e popullit ukrainas. Në këtë kontekst, ne presim që Serbia të përmbahet nga intensifikimi i marrëdhënieve me Rusinë, si një vend që shkel masivisht Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe të drejtën ndërkombëtare”, tha Peter Stano, zëdhënës i BE-së për çështje të sigurisë dhe politikës së jashtme.

Lexo më shumë  Të sanksionuar nga SHBA-ja, por Borrelli mezi pret të punojë me Qeverinë e re të Serbisë

Si pjesë e një pakete më të gjerë sanksionesh kundër Moskës për shkak të pushtimit të Ukrainës në mars të këtij viti, Brukseli pezulloi transmetimin e mediave ruse Sputnik dhe RT (Russia Today).

Që nga marsi i vitit 2012, Serbia është kandidate për anëtarësim në BE, dhe në përputhje me rrethanat, ka obligim të ndjekë vendimet e Brukselit për të përmbushur kushtet për anëtarësim.

Lexo më shumë  “E pabesueshme, qesharake, absurde…”, reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Disa media në Serbi njoftuan më 14 korrik se RT planifikon të hapë një stacion televiziv në Serbi.

Russia Today nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it, nëse kjo është e vërtetë./REL

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *