Monopatinat që nuk njohin semaforët kanë shtuar aksidentet
Janë mjete që të zgjidhin punë në një qytet me trafik të rënduar si Tirana.
Nuk kanë nevojë për karburant, çmimet e të cilit bëhen lajm sa herë thyejnë rekorde këto muaj.
Por janë kthyer në burim aksidentesh. Kjo pasi drejtuesit e monopatinave elektrike duket se nuk i binden asnjë lloj sinjalistike qarkullimi.
“Kalojnë me semafor të kuq dhe jeshil. Si te vijat e bardha të këmbësorëve, ashtu të rruga e makinave. Duhet të ndjekin të njëjtën sinjalistikë si makinat”, shprehet Arben Luzi, ekspert rrugor.
Në ndryshimet e fundit në kodin rrugor përmenden si mjete që lejohen të qarkullojnë në vend, shpejtësia me të cilën mund të lëvizin dhe përmasat.
Ekspertët thonë se duhet t’i nënshtrohen një testi për njohuritë, por për qarkullimin e tyre nuk nevojitet asnjë patentë.
Janë mjete që të zgjidhin punë në një qytet me trafik të rënduar si Tirana.
Nuk kanë nevojë për karburant, çmimet e të cilit bëhen lajm sa herë thyejnë rekorde këto muaj.
Por janë kthyer në burim aksidentesh. Kjo pasi drejtuesit e monopatinave elektrike duket se nuk i binden asnjë lloj sinjalistike qarkullimi.
“Kalojnë me semafor të kuq dhe jeshil. Si te vijat e bardha të këmbësorëve, ashtu të rruga e makinave. Duhet të ndjekin të njëjtën sinjalistikë si makinat”, shprehet Arben Luzi, ekspert rrugor.
Në ndryshimet e fundit në kodin rrugor përmenden si mjete që lejohen të qarkullojnë në vend, shpejtësia me të cilën mund të lëvizin dhe përmasat.
Ekspertët thonë se duhet t’i nënshtrohen një testi për njohuritë, por për qarkullimin e tyre nuk nevojitet asnjë patentë./Euronews Albania/
Rruga Press