ArgumentKryesore

Rezoluta e Srebrenicës në Kuvendin e Shqipërisë që nuk dënon shtetin serb

Kuvendi i Shqipërisë mban një minutë heshtje në ndër të viktimave të gjenocidit të Srebrenicës. Të gjithë deputetët, kanë kujtuar viktimat që humbën jetën gjatë agresionit serb.

Në sallën e Kuvendit kanë qenë dhe përfaqësues të ambasadës së Bosnjë-Hercegovinës.

Ditën e sotme Kuvendi pritet të miratojë rezolutën që dënon gjenocidin në Srebrenicë ku humbën jetën mijëra civilë të pafajshëm.

Kjo rezolutë ngelet gjithsesi e paplotë, sepse sot nuk do të votohet rezolutë që dënon gjenocidin e shtetit serb në Bosnjë, por që dënon disa serbë të Bosnjës që kryen krime lufte dhe gjenocid kundër popullsisë civile.

Rezoluta e ndan shtetin serb nga ata ushtarë paramilitarë të shtetit serb që kryen gjenocidin, sikur këta të fundit gjithë atë krim makabër ta kenë kryer për hesap të tyre, në emër të atyre vetë si individë.

Lexo më shumë  Për shkak të mungesës së mjekëve në Shqipëri Rama i detyron studentët e mjekësisë me tre vite punë të detyruar, studentët e mjekësisë kundër ligjit të ri

Kjo rezolutë sado pozitive, është e mangët dhe e vë në dukje afërsinë e ekzekutivit të qeverisë së Shqipërisë me presidentin serb, si dhe frikën për të votuar rezolutë të plotë, gjë e cila do e mërziste thellësisht Vuçiqin dhe do vinte në dyshim raportin e kryeministrit të Shqipërisë me të.

Edhe këtë radhë, pushteti në Shqipëri po provon të luiajë në dy anë, duke i bindur njerëzit brenda dhe jashtë vendit se dënohet një gjenocid të kryer nga serbët, por ama në mënyrë të kufizuar, duke i dërguar mesazhin shtetit serb se ky akt politik nuk dënon atë vetë, por ca individë të izoluar që kryen gjenocid, pavarësisht se rastisi që këta individë të ishin të shumtë në numër, pavarësisht se ata po zbatonin agjendën e spastrimit të shtetit serb në Bosnjë, dhe pavarësisht se gjeneralët që e drejtuan masakrën ishin gjeneralë të Millosheviqit.

Lexo më shumë  Blerim Devolli humb gjyqin me Avokaturën Shtetërore, me përmbarues do t’i merren 1.3 milion euro

Edhe njëherë qeveria dhe parlamenti shqiptar do e rithotë pozicionin e tij problematik: Mbro drejtësinë, por jo në thelb; vetëm në imazhin e shprishur të saj, në mënyrë që gjërat të mos ndryshojnë me të vërtetë për të mirë.

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *