Lajme

Sot mblidhet Kuvendi i Kosovës, në rend dite projektligji për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë të rregullt plenare. 

Në rend dite, përveç deklarimeve të deputetëve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare të deputetëve për anëtarët e kabinetit qeveritar, është edhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026. 

Gjithashtu deputetët në rend dite kanë edhe shqyrtimin e dytë të Projektligjit për Byronë shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme si dhe votimin e propozimit të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Lexo më shumë  Policia gjen armatim në shtëpinë ku u vra Arlinda Zekaj

Seanca pritet të nisë në orën 10:00. 
 

Rendi i ditës:

1.    Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
2.    Deklarimet jashtë rendit të ditës,
3.    Pyetjet parlamentare,
4.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 11/L-013 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 10/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026,
5.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.11/L-006 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme,
6.    Votimi i Propozimit të GP- Lista serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Rruga Press

Lexo më shumë  Raporti i KLSH për qarkullimin rrugor në Tiranë/ Rreth gjysma e kamerave jashtë funksionit edhe para nisjes së protestave

YouTube player