Nis takimi mes Kurtit dhe Lajçakut
Ka nisur takimi mes të dërguarit special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe kryeministrit Albin Kurti. Këtë e konfirmoi për mediat zëdhënësja e Qeverisë, Rozafa Kelmendi, duke shtuar se pas takimit nuk do të ketë konferencë, por vetëm komunikatë për media.
Lajçaku do të qëndrojë në Kosovë deri më 29 qershor, ku pos me Kurtin, do të takohet me liderë të partive opozitare dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare.
Pas Kosovës, i dërguari i BE-së do ta vizitojë Serbinë.
Vizita e Lajçakut, besohet se është në kuadër të përgatitjes së një takimi të nivelit të lartë në kuadër të dialogut, i cili është paralajmëruar se mund të ndodhë së shpejti.
Rruga Press