Bota

Inteligjenca ukrainase: Putini po vdes

Janë rritur dyshimet për shëndetin e presidentit rus, Vladimir Putin, shkruan “Dailymail” të hënën.

Sipas gjeneralmajorit ukrainas, Kyrylo Budanov, presidenti Putin vuan nga sëmundje të ndryshme “dhe nuk ka jetë më shumë se dy vjet”.

Ai theksoi se spiunët e Kievit depërtuan në brendinë e Kremlinit, ndërsa sipas tij, u kuptua se Putini është i prekur nga një varg sëmundjesh.

Lexo më shumë  Schmidt dorëhiqet nga roli i përfaqësuesit të lartë në Bosnjë-Hercegovinë

Ne disa takime i ulur, presidenti rus u filmua duke lëkundur këmbën, ndërsa në një pamje tjetër u pa duke qëndruar me vështirësi. Qëndrimi i dobët i tij nëpër takime dhe fytyra e fryrë ngritën spekulime rreth shëndetit të tij. Këto zëra u shtuan qëkur Putini nisi një mision “denazifikimi” në Ukrainë.

Në një analizë të publikuar në revistën politike “Newsweek”, u ngritën dyshime që presidenti Putin është duke vdekur.

Lexo më shumë  “Serbia mafioze”: Dokumentari francez zbulon lidhjet e errëta mes shtetit, huliganëve dhe krimit të organizuar serb

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *