Rama tallet me BE-në para Samitit në Bruksel: Nuk e presim më Godonë, vazhdojmë me Ballkanin e Hapur
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Bruksel, në kuadër të samitit 2-ditor të BE-së. Para gazetarëve ai ka ritheksuar se nuk pret që të zgjidhet asgjë me çështjen bullgare. Megjithatë kryeministri u shpreh se nëse kjo zgjidhet do të jetë një sinjal pozitiv për të marrë frymë.
Më tej Rama ka ngulur këmbë se Ballkani i Hapur është zgjidhja e duhur.
“Unë e kam thënë edhe po e përsëris. Përkundër optimizmit të ngutur të disave edhe këtu në Bruksel nuk pres të zgjidhet asgjë në Bullgari. Nëse do zgjidhet do të jetë një motiv për të marrë frymë të lehtësuar nga kjo pengmarrje e një vendi të NATO-s, të dy vendeve të NATO-s në kulim e një lufte të nxehtë në kufijtë e Evropës dhe nën vështrimin e 26 vendeve të tjera që shohin si yjet që rrinë e vështrojnë.
…Nuk do jemi kurrë viktima, se në këtë rrugë ka një Bullgari atje e një këtu, ne nuk ndryshojmë korsinë tonë. Ajo që duhet të bëjmë është të ndërtojmë Europën në shtëpinë tonë. Open Balkan është zgjidhja e duhur në këtë situatë ku integrimi do të vijojë pasi nuk alternativë tjetër.
Open Balkan është i hapur për të gjithë. Ne jemi në vendet e para se të gjithë duhet të ngasin makinat e tyre në këtë çështje. Shqipëria po bën rolin e vet se këtë na kërkojnë fëmijët tanë.”, u tha Rama gazetarëve.
Ndërkohë edhe përmes një postim në Twitter ai ka ironizuar BE-në duke thënë se Shqipëria është ende duket pritur, teksa citon personazhin e njohur të Samuel Beckett, Godonë.
“Ende po prisni Godo-në? Jo, ne jemi mësuar me këtë sharadë dhe jemi më shumë se kurrë të përkushtuar të shtyjmë përpara modernizimin e vendeve dhe rajonit tonë me frymën e palëkundur evropiane”, shkruan ai.
Still waiting for Godot? No, we are used to this charade and we are more then ever committed to push forward our countries and our region modernization with unwavering European spirit🇦🇱🤝🇲🇰 pic.twitter.com/bmxXK8WXbc
— Edi Rama (@ediramaal) June 23, 2022
Rruga Press