Lajme

Osmani në Bruksel: Jemi këtu që BE të dëgjojë zërin tonë

Ka filluar takimi mes liderëve të Ballkanit perëndimor dhe vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duke hyrë në takim shprehu qëndrimin e Kosovës dhe pritjet që ka vendi nga ky takim.

“Jam këtu për të dhënë një mesazh të fortë në emër të qytetarëve të Kosovës, sepse kemi nevojë për një mesazh unik nga Bashkimi Evropian për vendet e Ballkanit perëndimor”, tha Osmani para medieve.

Lexo më shumë  Erjon Vishkulli djali që u godit me plumb gome në sy nga policia, kthehet në Tiranë: S’jam penduar që mora pjesë në protestë

“Sa më shumë hapësirë që mbetet në rajon, mund të shfrytëzohet nga faktorët  malinjë dhe është  e qartë se kjo hapësirë do të shfrytëzohet”, tha ajo.

Osmani deklaroi se shpreson që sot vendet e Ballkanit Perëndimor, të dëgjojnë një perspektivë të qartë nga të gjithë anëtarët e Bashkimit Evropian për këtë rajon.

Në lidhje me liberalizimin e vizave, Osmani u shpreh se nuk dëshiron të krijojë pritshmëri por theksoi se Kosova tashmë ka plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara.

Lexo më shumë  Kamberi në Parlamentin e Serbisë: Të drejtat dhe barazia e shqiptarëve në Luginë janë të panegociueshme

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *