Lajme

Rama tallet me BE-në para Samitit në Bruksel: Nuk e presim më Godonë, vazhdojmë me Ballkanin e Hapur

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Bruksel, në kuadër të samitit 2-ditor të BE-së. Para gazetarëve  ai ka ritheksuar se nuk pret që të zgjidhet asgjë me çështjen bullgare. Megjithatë kryeministri u shpreh se nëse kjo zgjidhet do të jetë një sinjal pozitiv për të marrë frymë.

Më tej Rama ka ngulur këmbë se Ballkani i Hapur është zgjidhja e duhur.

“Unë e kam thënë edhe po e përsëris. Përkundër optimizmit të ngutur të disave edhe këtu në Bruksel nuk pres të zgjidhet asgjë në Bullgari. Nëse do zgjidhet do të jetë një motiv për të marrë frymë të lehtësuar nga kjo pengmarrje e një vendi të NATO-s, të dy vendeve të NATO-s në kulim e një lufte të nxehtë në kufijtë e Evropës dhe nën vështrimin e 26 vendeve të tjera që shohin si yjet që rrinë e vështrojnë.

Lexo më shumë  Nënshkruhet marrëveshja për energji më të pastër me MCA-Kosova

…Nuk do jemi kurrë viktima, se në këtë rrugë ka një Bullgari atje e një këtu, ne nuk ndryshojmë korsinë tonë. Ajo që duhet të bëjmë është të ndërtojmë Europën në shtëpinë tonë. Open Balkan është zgjidhja e duhur në këtë situatë ku integrimi do të vijojë pasi nuk alternativë tjetër.

Open Balkan është i hapur për të gjithë. Ne jemi në vendet e para se të gjithë duhet të ngasin makinat e tyre në këtë çështje. Shqipëria po bën rolin e vet se këtë na kërkojnë fëmijët tanë.”, u tha Rama gazetarëve.

Lexo më shumë  “Reporterët Pa Kufij”: Shqipëria e fundit mes vendeve të Ballkanit për lirinë e medias

Ndërkohë edhe përmes një postim në Twitter ai ka ironizuar BE-në duke thënë se Shqipëria është ende duket pritur, teksa citon personazhin e njohur të Samuel Beckett, Godonë.

“Ende po prisni Godo-në? Jo, ne jemi mësuar me këtë sharadë dhe jemi më shumë se kurrë të përkushtuar të shtyjmë përpara modernizimin e vendeve dhe rajonit tonë me frymën e palëkundur evropiane”, shkruan ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *