Lajme

Ish-negociatori shqiptar për detin: Ku po gabojmë përballë Greqisë

Ish-negociatori shqiptar për kufirin detar me Greqinë, Artur Meçollari thotë se vendi ynë duket se nuk ka një projekt apo axhendë për këtë çështje. Sipas tij, Greqia nuk i njeh gjykatat ndërkombëtare për zgjidhjen e marrëveshjeve lidhur me çështjet e detit.

“Nëse ne nuk kemi një projekt dhe një axhendë dikush tjetër do t’a diktojë atë. Nga mënyra se si u artikulua nga Dendias u duk se ai kishte ardhur sepse ka një nxitim për këtë çështje. Kjo pasi Greqia ka një çështje më emergjente se sa Shqipëria, atë me Turqinë.

Ka një sfond ku pranohen çështjet. Në momentin që Tsipras mori pushtetin, 4 ditë më parë qeveria dorëzoi një dokument në gjykatën e Hamburgut dhe të Hagës.

Greqia nuk i njeh gjykatat ndërkombëtare për zgjidhen e marrëveshjeve. Nëse do të shkonte me Turqinë për detin, duhet të abrogojë gjithë dokumentet që ka dërguar” – tha Meçollari në RTV Ora. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *