Lajme

Lakmia e vjetër për pronat e ushtrisë në bregdet

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi gjatë përgjigjeve që dha në interpelancën e thirrur nga deputeti i PD-së, Ferdinand Xhaferaj hoqi nga vetja përgjegjësinë e copëtimit të pronave të ushtrisë në bregdet në afera të dyshimta, të cilat janë paditur edhe në SPAK.

Gjithsesi, rasti më flagrant se si po grabiten këto prona është ai në Bazën Detare të Shëngjinit. Në qershor të 2020, kur vendi ishte ende nën masat kufizuese të Covid, një kompani private çan me forcë gardhin rrethues për të ndërtuar në emër të trashëgimtarit të tokës, që ishte pajisur me leje të rregullt ndërtimi.

U desh një vit përplasje e denoncime për këtë ndërtim, që ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi të urdhëronte Policinë Ushtarake në mars të 2021 që të siguronte Bazën Detare të Shëngjinit.

Ndërtimi nisi në këtë bazë pas nxjerrjes së pronës nga plani i përhapjes së Forcave të Armatosura të vitit 2014-të. Megjithatë, lënia jashtë këtij plani e tyre nuk përkthehej në domosdoshmërisht se ato nuk ishin më prona të ushtrisë. Ligjërisht, statusi i tyre ishte ende prona ushtarake, por thjesht të lëna jashtë territorit të zgjerimit të ushtrisë.

Lexo më shumë  Dalin bisedat e ish-deputetit të Partisë Socialiste për vrasjen e Durim Bamit

Kjo do të thotë se trashëgimtari i pronës brenda bazës nuk mund të pretendonte marrjen e saj aty, por sipas ligjit për kthimin dhe kompensimin e ish-pronarëve duhej ose të kompensohej në shuma monetare, ose me pronë diku tjetër.

Njeriu që ka denoncuar ndër të parët tjetërsimin e pronave të ushtrisë, është ish-zv.komandanti i Flotës Detare, Artur Meçollari. Ai ka akuzuar se si ministrja e Mbrojtjes në 2019-n, Olta Xhaçka e kishte thirrur në zyrë për të lejuar një ndërtim privat ‘të miqve të saj’ në Kepin e Palit.

“Lidhur me këtë iniciativë të ministres kam qenë i prerë me përgjigjen. Nuk mund të përfshihesha për të gjitha arsyet. Së pari, sepse Baza e Kepit të Palit ka një rëndësi operacionale të dorës së parë… Për më tepër, në vitin 2012, mua më liruan nga Forcat e Armatosura, pikërisht pse mbrojta Bazën e Kepit të Palit nga zbatimi i një projekti të dyshuar si korruptiv të qeverisë paraardhëse”, thotë ai.

Lexo më shumë  Kurti merr pjesë në ceremoninë e përurimit e renovimeve në Klinikën e Onkologjisë: Është shtuar buxheti për blerjen e barnave

Sipas tij, plani i investimit ishte një port jahtesh.

“Nuk mund të bija dakord. Kërkesa e ministres së Mbrojtjes, Xhaçka, për investim në Bazën Detare të Kepit të Palit ishte një iniciativë personale dhe jo shtetërore. Gjithsesi, edhe sikur të ishte shtetërore, ajo binte në kundërshtim me konceptin operacional të Forcës Detare. Baza e Kepit të Palit është një nga dy bazat kryesore të Forcës Detare/Rojës Bregdetare, në një nga drejtimet kryesore të kërcënimeve, për shkak të prezencës në afërsi të Portit të Durrësit, portit më të madh në Shqipëri”, ka rrëfyer ai.

Meçollari ishte i njëjti që në vitin 2012 u shkarkua nga detyra për shkak se kundërshtoi kalimin e pronës së ushtrisë te klienti famëkeq i Qeverisë Berisha në atë kohë, Damir Fazlliç.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *