KryesoreLajme

Qorolli: Sot nuk është dita për ta çuar shtetin në prapakthim, ta votojmë Presidentin dhe Projektligjin për Specialen

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Vigan Qorolli ka bërë thirrje që Kuvendi i Kosovës të votojë Presidentin e Republikës dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Qorolli i ka cilësuar këto dy çështje si pjesë të të njëjtit detyrim institucional, duke argumentuar se vendit i nevojiten institucione funksionale dhe vendimmarrje.

“Sot nuk është dita për ta çuar shtetin në prapakthim: e votojmë Presidentin dhe e votojmë Projektligjin për Specialen, sepse të dyja janë pjesë e të njëjtit detyrim — t’i japim vendit institucione funksionale dhe vendimmarrje”, ka deklaruar Qorolli.

Lexo më shumë  Ngecin investimet publike/ Vetëm 36% e planit në 9 muaj, 1.2 mld euro duhet të shpenzohen në 3 muaj

Ai ka paralajmëruar gjithashtu për pasojat që, sipas tij, do të kishte shkuarja në zgjedhje në këtë fazë të zhvillimeve politike.

“Shkuarja në zgjedhje e lëndon Hagën dhe Republikën tonë”, është shprehur deputeti i LVV-së.

Qorolli ka përdorur tone të ashpra ndaj atyre që, sipas tij, po veprojnë të motivuar nga përplasjet politike, duke u bërë thirrje deputetëve që të shmangin një skenar të ri zgjedhor.

Lexo më shumë  Sllovenia vendos kusht për përparimin e Serbisë drejt BE-së: Kërkon arkivat e shërbimeve sekrete

“Do t’i bini pishman nëse veproni me këtë mllef e maraz prej foshnjorakësh politik”, ka shkruar ai. 

Rruga Press

YouTube player