Ministrja e Jashtme franceze Catherine Colonna mbërrin në Kiev
Ministrja franceze e Punëve të Jashtme Catherine Colonna ka mbërritur në Ukrainë sot, sipas një postimi në llogarinë e saj zyrtare.
Colonna do të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe homologun e saj Dmytro Kuleba në Kiev për të diskutuar mbështetjen e Francës për Ukrainën në “të gjitha fushat, dhe në veçanti për bllokimin e eksporteve të drithit dhe vajit të lulediellit” shkruan ministria franceze e Punëve të Jashtme.
Kjo ministri tha se vizita e Colonna-s është për të demonstruar solidaritetin e Francës me popullin ukrainas dhe për të forcuar mbështetjen e saj për Ukrainën, “si në aspektin humanitar dhe financiar ashtu edhe në aspektin e furnizimit me pajisje mbrojtëse”.
Colonna gjithashtu do të vizitojë qytetin Bucha dhe do të dhurojë pajisje të sigurisë civile, duke përfshirë kamionë zjarri dhe ambulanca, nga Franca për autoritetet ukrainase, sipas ministrisë.
Rruga Press