Bota

(Video) Një burrë i maskuar si grua lyen me tortë pikturën e Mona Lizës

Kush e di se çfarë mund të ketë pasur në mendje një i ri nga Franca, i cili u maskua si një grua në një karrige me rrota, për të mos ngjallur dyshime, kur hodhi tortë mbi ‘Mona Lizën’

Fotot dhe videot që qarkullojnë në internet tregojnë pikturën e famshme të  “ndotur” me krem ​​të bardhë.

 Në realitet, megjithatë, e vetmja gjë që u ndot ishte xhami mbrojtës i veprës së paçmuar të artit, e cila u pikturua nga Leonardo Da Vinci në periudhën 1503-1519.

Sipas medias spanjolle Marca , duke cituar dëshmitarët okularë, autori hyri në dhomën ku është e shfaqur kryevepra e Da Vinçit në një i maskuar si një grua dhe me një karrige me rrota.

Lexo më shumë  “BE-ja ose ndryshon, ose vdes“

 Të gjithë u habitën kur ai u ngrit nga karrigia papritur, iu afrua “Mona Lizës” dhe e leu me tortë.

Sipas faqes spanjolle, stafi i sigurisë së muzeut vrapoi menjëherë dhe e largoi burrin nga dhoma, ndërsa njerëzit përreth tij vazhduan të fotografonin dhe bënin video të incidentit të çuditshëm. 

Fatmirësisht, ngjarja përfundoi shpejt dhe pa më të voglin dëmtim të pikturës, e cila u pastrua menjëherë në mënyrë që artdashësit që vizitonin muzeun, të vazhdonin ta admironin pikturën.

Postimet në rrjetet sociale tregojnë se veprimi specifik i autorit ka qenë ndoshta “motive aktiviste”, dhe se qëllimi i tij (bazuar në atë që ai tha gjatë “sulmit”) ishte të protestonte për shkatërrimin e planetit. 

Lexo më shumë  Ministri i mbrojtjes italiane: Sulmet ndaj civilëve të Gazës nuk mund të justifikohen më

Kjo nuk është hera e parë që kryevepra e Da Vinçit, sulmohet.

 Më 30 dhjetor 1956, një student bolivian hodhi një dërrasë me aq forcë sa theu xhamin dhe tentoi ta lyente me bojë pikturën.

 Që atëherë pikturës i është vendosur një xham antiplumb.

 Më 21 prill 1974, ndërsa piktura ishte në Muzeun Kombëtar të Tokios për një ekspozitë, një grua e spërkati me llak të kuq për të protestuar ndaj mungesës së aksesit të muzeut për personat me aftësi të kufizuara. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *