Priten akte vandale të tifozerive, Policia e Kosovës niset drejt Tiranës
Për një mbarëvajtje të sigurt të situatës së finales së madhe të Conference League, e cila do të luhet sot në orën 21:00 në stadiumin “Air Albania”, Policia e Kosovës do të niset për në Tiranë në ndihmë të Policisë së Shqipërisë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka konfirmuar se për këtë ndeshje do të jetë edhe ndihma e tyre për efektivët e Tiranës.
“Referuar bashkëpunimit të ndërsjellët në mes të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shqipërisë, si dhe referuar ndeshjes sportive e cila pritet të mbahet sot, Policia e Kosovës do të dërgoj disa zyrtar policorë në Tiranë”, tha Kelani.
Rruga Press