Opozitë që as nuk di, as nuk mëson
Nga Hysamedin Feraj
Opozitë që as nuk di, as nuk mëson:
– Deri sot Serbia dhe Vuçiqi nuk ka vendosur asnjë kusht për njohjen e pavarësisë dhe shtetit të Kosovës.
– Opozita në Kosovë e paraqet si kusht themelimin e Zajednicës.
Atëherë:
Në emër të kujt, derisa Serbia nuk e ka atë kusht?
Në emër të “bashkësisë ndërkombëtare”? Të cilës?
A sjell plotësimi i atij “kushti” njohjen e pavarësisë ashtu si dhurimi i tokave Malit të Zi “solli” heqjen e vizave?
Gjithsesi:
Edhe po të ishte kusht i sigurtë, është aq i padrejtë sa mosnjohja e pavarësisë, sepse atë “pavarësi” që Serbia do të “njihte” nga jashtë do ta hiqte nga brenda.
Opozitë që mirë se nuk njeh politikën, po që as nuk mëson kurrë!
Rruga Press