Lajme

Charles Michel mbërrin në Tiranë, pritet nga Rama

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka mbërritur të premten në Tiranë për një vizitë zyrtare.

Michel u prit me ceremoni zyrtare nga Edi Rama.

Në agjendë parashikohet që në orën 10:30, do të zhvillohet takimi me dyer të mbyllura i dy delegacioneve.

Ndërsa në orën 11:15 do të zhvillohet konferenca përbashkët për shtyp mes Michel Kryeministrit Rama.

Vizita e zyrtarit të lartë të Bashkimit Europian vjen në një kohë kur po shtohet presioni për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nga vendet e BE-së, e lidhur sidomos me pushtimin rus në Ukrainë dhe ndikimin që mund të ketë në Ballkan.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *