KryesoreLajme

Mehaj rekrutëve të FSK-së: Në jetën ushtarake veç Adem Jashari është komandant i përjetshëm

Në ceremoninë e certifikimit të 257 rekrutëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës i pranishëm ishte edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Ai tha se nga sot Kosovës i shtohen edhe 257 gardianë të lirisë, paqes e sovranitetit të vendit, teksa tha se përgjegjësia në rekrutët e rinj do të shtohet edhe më shumë.

Tutje, Mehaj iu drejtua rekrutëve të rinj se në jetën ushtarake ata mund të kenë eprorë e komandantë të ndryshëm, por vetëm një është i përjetshëm, komandanti legjendar Adem Jashari.

Lexo më shumë  Gjermania zoton 90 milionë euro për punësim, energji dhe integrim të Kosovës në BE

“Kur shikojmë nga kemi ardhur, e shohim UÇK-në e kur shikojmë se ku duam të arrijmë e shohim NATO-n. Por, edhe këtu ku jemi sot e edhe atje ku duam të arrijmë nesër nuk do të ishte e mundur pa UÇK-në”.

“Të dashur ushtarë, gjatë jetës suaj ushtarake do të keni eprorë e komandantë të ndryshëm, por vetëm një është i përhershëm e i përjetshëm, ai është komandanti legjendar Adem Jashari”, është shprehur Mehaj, njofton klankosova.

Lexo më shumë  Konjufca në takim me deputetin italian, Loperfido shprehu mbështetjen e Italisë për rrugën e Kosovës drejt BE-së

Në fund, Mehaj tha se sa herë që Kosovës i kanosen rreziqe, e rrugët bëhen të mundimshme e sa herë që lypet sakrificë, forcë e trimëri, atë mund ta gjeni në familjet e dëshmorëve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *