Uncategorized

“Qebapët” serb nuk e bindën shefin e Këshillit të Evropës

Mbrëmjen e 19 majit Aleksander Vuçiqi ka postuar një fotografi në instagram, ku ai po gatuante qebapë për kreun e Këshillit të Evropës.

Vuçiqi e falenderoi atë për mbështetjen për të ardhmen europiane të Serbisë.

“Përgatitëm qebapët së bashku. Faleminderit Michel për vizitën dhe mbështetjen për të ardhmen evropiane të Serbisë”, thuhet në postimin në Instagram.

Por e gjitha kjo pritje mesa duket nuk ka bërë punë, sepse presioni për sanksionet serbe ndaj Rusisë janë shtuar.

Charles Michel është shprehur se pret që Serbia t’i shtohet vendeve që kanë sanksionuar Rusinë.

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *