Shefi i OKB-së Guterres viziton Borodyanka: Lufta është e keqe
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, po viziton vendet përreth kryeqytetit të Ukrainës që ishin të pushtuara nga trupat ruse për disa javë në mars. Sipas BBC, ndalesa e parë e tij ishte Borodyanka, në veriperëndim të Kievit, ku dëmet nga sulmet ajrore dhe bombardimet janë befasuese. Me anë të veshjes së tij me ngjyra ushtarake, Guterres tregon mbështetjen e tij për ukrainasit.
“Kur i shoh ato ndërtesa të shkatërruara, e imagjinoj familjen time në një nga ato shtëpitë tani. Lufta është një absurditet në shekullin e 21-t , lufta është e keqe. Nuk ka asnjë mënyrë që një luftë të jetë e pranueshme në shekulli 21,” tha Guterres.
Rruga Press