Bota

Ndryshimet klimatike, “efekti njeri” do dyfishojë ciklonet

Ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu do t’i bëjnë ciklonet e forta tropikale dy herë më të shpeshta deri në vitin 2050, duke vënë në rrezik pjesë të mëdha të botës, sipas një studimi të ri të botuar në Science Advances.

Studimi gjithashtu parashikon që shpejtësia maksimale e erës që lidhet me këto ciklone mund të rritet rreth 20%, shkruan Phys Org.

Lexo më shumë  Ukraina pranon fonde të reja nga BE-ja

Pavarësisht se sjellin shkatërrime, ciklonet tropikale janë relativisht të rrallë. Në një vit të caktuar, vetëm rreth 80-100 ciklone tropikale formohen globalisht, shumica e të cilëve nuk arrijnë kurrë në tokë.

Për më tepër, të dhënat e sakta historike globale janë të pakta, duke e bërë të vështirë parashikimin se ku do të ndodhin dhe çfarë veprimesh duhet të ndërmarrin qeveritë për t’u përgatitur.

Lexo më shumë  Amnesty International: Ushtria izraelite po kryen krime lufte në Gaza me armatim amerikan

Megjithatë, ky studim i fundit mund të ndihmojë qeveritë dhe organizatat të vlerësojnë më mirë rrezikun nga ciklonet tropikale.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *