Bota

Mediat serbe tërbohen kundër Putinit: Thikë pas shpine, njohu Kosovën

“Thikë pas shpine”, “kështu qenkan vëllezërit rusë?”, “Putin njeh Kosovën”.

Këto janë disa nga titujt në faqet e para të gazetave ditore të Serbisë që u botuan mëngjesin e së enjtes.

Presidenti rus Vladimir Putin e ka krahasuar referendumin për bashkimin e Krimesë dhe Sevastopolit me Rusinë, me shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

“Dallimi i vetëm është se një vendim i tillë mbi sovranitetin e Kosovës u mor nga Parlamenti, ndërsa në Krime dhe Sevastopol vendimi u mor me referendum popullor”, deklaroi Putin gjatë një takimi me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së në Moskë.

Kjo deklaratë duket se i ka revoltuar mediat serbe.

Gazeta ‘Blic’ vë në pikëpyetje besnikërinë e serbëve ndaj Putinit: “A i jemi betuar ne si komb shumë presidentit rus: Putini i ka harruar serbët dhe Kosovën për shkak të luftës”.

Lexo më shumë  Prokuroria në Pejë kërkon paraburgim ndaj dy serbëve që ushtronin presion për të votuar Listën Serbe

Gazeta “Srpski Telegraf” në ballinën e së enjtes shkruan: “Kështu janë vëllezërit rusë? Putini e goditi Serbinë pas shpine: Ai e shkëmbeu Kosovën me Donbas”.

Edhe “Kurir” ka goditur Putinin në ballinë: “Putini mbron interesat e tij në Donetsk dhe Luhansk, pa marrë parasysh pozicionin e Serbisë me Kosovën”.  Në vazhdim të titullit theksohet mesazhi “shteti ynë duhet të udhëhiqet ekskluzivisht nga interesat e veta”.

“Alo”, në ballinë thotë “Festë në Prishtinë, Zagreb dhe Sarajevë për shkak të deklaratës së Putinit”.

Lexo më shumë  Asistentja e Epsteinit dëshmon në Kongres: Ai ishte përbindësh, manipulues dhe mashtrues

Gazeta “Objektiv” titullin e ballinës e ka të shkruar: “Thikë pas shpine: Putin e njeh Kosovën”.

Sipas mediave serbe, Vuçiç pritet ta adresojë deklaratën e presidentit rus për njohjen e rajoneve të Ukrainës.

Shumica e mediave të cituara janë të afërta me pushtetin, dhe po të njëjtat, jo shumë kohë më parë, e quanin pushtimin e Ukrainës si sulm ndaj Rusisë.

Serbia ka pasur prej kohësh lidhje të forta politike, ekonomike dhe të sigurisë me Rusinë, derisa 72% e qytetarëve të Serbisë e shohin pozitiv ndikimin rus në këtë shtet.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *